Moti i keq, vërshime uji në disa komuna të Kosovës

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Për shkak të reshjeve të shiut në disa komuna të Kosovës raportohet për vërshime dhe vështirësi në qarkullim.

Në komunën e Junikut, sipas zyrtarëve komunal të kësaj komune situata e krijuar nga reshjet e shiut ka shkaktuar vërshime dhe përmbytje.

Demokrat Ganijaj, drejtor për Shërbime Publike, Inspeksion, Mbrojtje dhe Shpëtim i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është rritur niveli i lumi Erenik dhe disa fshatra dhe lagje po përballen me vështirësi.

“Gjendja momentalisht është emergjente, por nën kontroll. Jemi me ekipet emergjente në terren, kemi rritje të shtratit të lumit Erenik në disa pjesë në lagjen Berisha, lagjen Tofa.

Po ashtu ka rrëshqitje të dheut dhe dëmtim të rrugës në fshatin Jasiq. Tek disa shtëpi që janë me bodrum ka përmbytje”, tha Ganijaj

Nënkryetari i Junikut, Besart Tofaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, dhe ka thënë se për shkak të reshjeve të shiut lumi Erenik “rrezikon edhe të dal nga shtrati”.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vështirësi dhe në komunën e Vushtrrisë.

Maliq Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i ka thënë REL-it se situata është e menaxhueshme aktualisht, por ka raportime vazhdimisht nga qytetarë që po hasin në vështirësi.

Situta më e rënduar sipas tij paraqitetet te magjistarja Prishtinë – Mitrovicë.

“Ka vështirësi në qarkullim të makinave, por, rruga është e kalueshme”, tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *