JiL.al - Jeto i Lumtur

Moti merr kthesën e madhe në këtë ditë/ 2 qytetet më të nxehta, ç’pritet në vijim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave do të mbizotërojnë këto ditë në vendin tonë.Moti do të jetë i qëndrueshëm deri mesditën e së premtes.

Meteorologu Hakil Osmani, u shpreh se pasditja e së premtes pritet të sjellë vranësira kryesisht në zonat veriore, duke krijuar kështu mundësi për reshje shiu.Gjatë fundjavës gjithashtu pritet të ketë mundësi të vogla për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe gjatë kësaj jave, deri në 6 gradë më të larta sesa vlerat normale.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë këtë javë në zonat e izoluara të qarkut të Elbasanit dhe Beratit.

Ndërkohë fundjava sjell rënie të temperaturave deri në 3 gradë celcius. Kosova dhe MV do të jenë gjithashtu nën dominimin e kthjellimeve.

lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top