Motori përplaset me makinën në Pogradec, plagosen babë e bir, reagon policia

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Zërvaskë në Pogradec.

Nga informacionet paraprake dyshohet se një makinë dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën. Bab e bir mesohet se jane plagosur

Njoftimi i plotë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 10.08.2022, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Y., është përfshirë në një aksident me një motomjet pa targë, me drejtues shtetasin A. C., 45 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi A. C. dhe djali i tij rreth 14 vjeç, pasagjer, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit tip “Benz”, shtetasin B. Y., po kryehen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon
për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit..…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *