Motoristi “fluturon” në ajër, dalin pamjet e aksidentit të rëndë në aksin Korçë-Pogradec (VIDEO)

Jil
Jil
1 Min Read

Kanë dalë pamjet e aksidentit të regjistruar ditën e djeshme në aksin Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit, ku një motor u përplas me një makinë dhe për pasojë, mbeti i plagosur drejtuesi i motorit.

Siç shihet në videon e mëposhtme, mjetin tip “Toyota Yaris” me drejtues shtetasin B. K., 61 vjeç, i ka prerë rrugën motorit me drejtues shtetasin Zh. V., 17 vjeç.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Për shkak të shpejtësisë së lartë, motori, i cili ishte dhe pa targa, nuk ka arritur të ndalojë dot duke u përplasur me makinën. Përplasja ka qenë aq e fortë sa 17-vjeçari ka përfunduar nga krahu tjetër i makinës, duke u përplasur në tokë.

17-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë banues në fshatin Zvirinë të Maliq. Policia ka rrestuar sot 61-vjeçarin, i cili akuzohe për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa është proceduar penalisht edhe 17-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme..jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *