Motra e Olta Gixharit, Gerta, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera komentoi edhe lidhjen e Luiz Ejllit me Kiara Titon.
Gerta ka renditur arsyet se pse romanca e tyre nuk do të funksionojë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
“Lidhja Luiz-Kiara më duket nga ato lidhje që mund të rezistojë, mund të ecë, se Luizi është në një moshë që mund të krijojë familje. Por, Kiara është nga ato vajza, për të cilën mund të jetë pak shpejt. Ka karrierën përpara.
Nëse mund të çalojë pak kjo lidhje është nga ana e Kiarës. Luizi është më i përkushtuar ndaj saj dhe nga mënyra si kujdeset edhe si i shpreh ndjenjat. E ka mbledhur mendjen.
Ka ardhur koha që të krijojë një familje dhe Kiara i plotëson kushtet për ta patur nënën e fëmijëve, siç thotë ai. Kiara më duket ambicioze për karrierën dhe një fëmijë me Luizin mund ta pengonte. Unë e kam frikë marrëdhënien e tyre jashtë, edhe për shkak të kontrollit të Luizit”, u shpreh Gerta Gixhari.
sot.com.al