EMRI/ I dënuar me 4 vite burg, arrestohet 36-vjeçari nga Kavaja i shpallur në kërkim

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kavajë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Qerreti”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi të dënuar për kultivim të bimëve narkotike.

36-vjeçari i dënuar me 4 vjet burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në vitin 2020, në fshatin Stan i Ri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, pasi ishte i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Qerret, dhe arrestimi i shtetasit:

– Agim Karaj, 36 vjeç, banues në fshatin Stan i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në shtator të vitit 2020, 36-vjeçari kultivoi bimë narkotike kanabis, në fshatin Stan i Ri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *