“Na qenka ky vendi i pasjellshëm”/ Paralajmerim nga Rusia: Të sanksionojmë Shqipërinë!

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rusia pavarësisht se vëmendjen e ka të përqendruar te lufta në Ukrainë, duket se nuk harron të hedhë shikimin edhe nga shtetet që e dënojnë sulmin e saj të armatosur mbi një vend sovran.

Më e fundit që është sulmuar nga propaganda e Vladimir Putin është pikërisht Shqipëria, teksa vendi ynë është përmendur nga moderatori i njohur i propagandës ruse Vladimir Solovyov, i cili në çdo dalje i thur lavde Vladimir Putin dhe i kërkoi të  përdorë armët bërthamore mbi BE-në.

Solovyov, në emisionin e tij të transmetuar mbrëmë ka komentuar rezolutën e propozuar nga Shqipëria për OKB-në për Rusinë, duke e cilësuar vendin tonë si të pasjellshëm dhe se duhet sanksionuar.

“E di ç’ka është surprizuese?!

Qenka një vend me emrin Shqipëria, që ishte aq e pasjellshme sa që nuk e lejoi Rusinë, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurisë, të shprehë pikëpamjet e saj”, ishte konstatimi i Solovyov.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *