Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, me barrikadat e ngritura nga serbët.
Në një postim në Twitter, Xhaçka u shpreh se barrikadat nuk janë mjet për protestë paqësore, ndërsa shtoi se nëse do të ishte kështu, do të duhej të bëhej një rishikim i nocioneve themelore për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive dhe kombeve.
Postimi i plotë:
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Na vjen keq që nuk pajtohemi! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore!
Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve.
Me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë. Fare.