JiL.al - Jeto i Lumtur


Nata gjysmëfinale e “Dance Albania”: Emily vallëzon me Ilir Shaqirin, vals dashurie mes Ermalit e Amit…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nata gjysmëfinale e “Dance Albania” në Tv Klan nisi me dy mesazhe nga Alketa Vejsiu. Dy ndjekëstë saj, një vajzë nga një fshat i largët i veriut të Shqipërisë dhe një person në burg, i cili i ka dërguar letër, u  publikuan gjatë spektaklit.

Performanca  e parë, ajo e Adelina Tahirit, u parapri nga një ‘zjarr’ replikash mes saj dhe Cindy Marinës. Kjo e fundit nuk e sheh si konkurrente të fortë, ndërsa Adelina u përgjigj se “skena nuk  është për të ndenjur në ajër”,  duke i konsideruar padjeshkat e modeles si një dobësi.

Situata vijoi edhe në skenë, ku Cindy u shpreh se zgjedhja  e saj ishte objektive. Kjo u pasua nga një sfidë e hapur nga Adelina për të bërë një improvizim dhe një refuzim nga Cindy.

Ermal Mamaqi e mbajti premtimin e tij dhe vallëzoi me partneren e jetës, Amin me këngën e tyre “You’re Beautiful”. Më pas, të dy komentuan dhe iu përgjigjën pyetjeve ku nuk munguan batutat nga komediani.

Melisa hapi zemrën dhe rrëfeu se ftesa për në “Dance Albania” i erdhi në një moment shumë të vështirë emocionalisht në jetë. Ajo u shpreh  se ka vendosur që gjithçka  ta ndajë në një dokumentar ku njerëzit do të gjejnë veten.

Emily Shaqiri, vajza e Ilirit ishte një tjetër e ftuar speciale që iu bashkua mbrëmjes. Talentin e saj në aktrim do të kemi mundësi ta shohim së shpejti në një produksion italo-shqiptar në Netflix. Kënga e shkruar prej saj, “Va tutto bene” u shoqërua me një performancë emocionuese me babanë e saj dhe shumë emocione drithëruese.

Mbrëmja u mbyll me fitoren e kupës së mbrëmjes nga Adelina Tahiri dhe largimin e Orgesa Zaimit. Tre finalistet që do të luftojnë për fitoren janë Adelina Tahiri, Cindy Marina dhe Melisa Lleshi.

Zbulohen tre finalistet e “Dance Albania”

Nga 4 gjysmëfinalistet e “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri renditet e para në klasifikimin e mbrëmjes për kupën. Melisa u rendit në vendin e tretë, e ndjekur nga Cindy dhe Orgesa.

Scroll to Top