JiL.al - Jeto i Lumtur

NATO tregon forcën, avionët luftarakë patrullojnë krahun lindor të aleancës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Avionë luftarakë të NATO-s nga Italia, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar forcën gjatë një patrullimi në krahun lindor të Aleancës në Poloni.

Fluturimi është kryer më 12 tetor, por pamjet u publikuan vetëm të enjten nga ana e NATO-s. Në patrullim morën pjesë avionë italianë Eurofighters, avionë polakë F16 dhe MiG-29, si dhe avionët amerikanë F-22.

Misionet “mburojë” të NATO-s janë rritur ndjeshëm së fundmi, që prej sulmit të Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimeve për shtrirje të konfliktit përtej kufijve të saj.

Kërcënimi rus është evident për vendet anëtare të NATO-s, të paktën që prej 24 shkurtit, atëherë kur ushtria e Vladimir Putinit sulmoi Ukrainën.

Gjatë javëve të fundit, kërcënimi është rritur edhe më tej, teksa Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm. Në këtë situatë, NATO ka marrë masat për kontrollin tokësor të vendeve anëtare, por edhe nga ajri.

Në një postim të fundit të Aleancës në Instagram thuhet se aleatët janë të përkushtuar të sigurojnë hapësirën ajrore 24 orë në ditë. Ndërkohë, janë publikuar edhe pamje të avionëve hungarezë e çekë që fluturojnë në lindje, mbi Lituani.

Scroll to Top