Ndërroi jetë pas mjekimit për dhëmballën, prindërit e 32-vjeçarit: Ilaçet ia dha dentisti, erdhi i mbuluar me djersë

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Prindërit e të riut Genti Isaj që humbi jetën pasi mori mjekim për dhimbjen e dhëmballës kanë treguar për Report Tv se si u përkeqësua shëndeti i 32-vjeçarit pasi u kthye në shtëpi.

Sot pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për Genti Isaj, i cili ka humbur jetën në rrethana të çuditshme pas mjekimit për dhëmballën. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se 32 vjeçari nuk ishte konsumues i substancave narkotike.

“Djali erdhi nga Erseka. Dentisti i kishte dhënë recetën me ilaçe që i mori në farmaci. Kishte shqetësime nga dhëmballa, thoshte më dhemb koka ndërsa i ishte ënjtur gusha. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Ersekë ndërsa tjetrin me kokrra që kishte marrë, e konsumoi në shtëpi. Erdhi rreth orës 10, në 10:30 i piu. Ilaci pluhur që kishte konsumuar, e kishte bërë me djersë.

Sa erdhi, zbriti nga makina dhe u ndërrua se ishte bërë ujë në djersë. Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15:30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën? Sa hoqa corapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë dhe hyrë në kuzhinë, ku ishte shtrirë djali. Unë e thërrisja, e fërkoja nga duart, djali ishte bërë akull.

Kur nuk mu përgjigj, ngrita kujën, dola thirra komshinjtë që ta merrnin e ta çonin e Ersekë. Dy djem lajmëruan ambulancën. E nxorrën djalin me makinë dhe rrugës kishin gjetur ambulancën.  

Qëkur ishte fëmijë derisa u bë 32 vjeç, nuk ishte shtruar një herë në spital, nuk kishte bërë asnjë gjëlpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë por nk e kishte kaq keq. Kur e pamë të ënjtur, i thamë të vizitohej”, rrëfeu nëna.
Ndërsa babai tregon se presin ekspertizën që t’i tregojë shkaqet e vdekjes ndërsa thekson se i biri nuk kishte sëmundje tjetër.

“Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Koka i dhimbte dhe nga fyti ishte ënjtur kishte dhe shumë djersë. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa”, tha babai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *