Ndërron jetë 10- vjeçari në Vietnam që ra në kolonën e betonit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një djalë 10-vjeçar vietnamez , i cili ra në një kolonë betoni, të zbrazët, në një kantier ndërtimi në natën e Vitit të Ri, ka vdekur, njoftuan mediat shtetërore të vendit.

Ekipet e shpëtimit kaluan gati 100 orë duke u përpjekur për të çliruar Thai Li Hao Nam nga kolona 35 metra nën sipërfaqen e Tokës , por pa sukses, raportoi gazeta online VnExpress, duke cituar një zyrtar të qeverisë lokale.

“Autoritetet kanë lajmëruar se viktima ka vdekur dhe po përpiqen të marrin trupin për funeralin”, tha nënkryetari i provincës jugore të Dong Thap, Doan Tan Bu.

Nam dhe miqtë e tij po kërkonin për hekura kur ra në kolonë , me 25 cm diametër, mëngjesin e së shtunës. Incidenti ndodhi në një kantier ndërtimi për një urë në provincën jugore të Dong Thap.

Më herët të mërkurën, kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh u kishte kërkuar shpëtimtarëve dhe autoriteteve lokale të mobilizojnë të gjitha pajisjet dhe forcat që u nevojiten, tha qeveria.

Scroll to Top