Ndezi zjarr për barërat e këqija, shkrumbohen hektarë me pemë, arrestohet 66-vjeçari në Memaliaj

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ndezi zjarr në tokën e tij, si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të fshatit Qesarat, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. 

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e stacionit të policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 66 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Qesarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të këtij fshati. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria vendore e policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

burimi https://lajmifundi.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *