JiL.al - Jeto i Lumtur

Në burg se ndihmoi Ervis Martinajn, avokati i policit: S’ka dhënë shpjegime, rrethanat të paqarta

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email


Agjenti i Forcave Operacionale, Jeton Lamiu la sot në burg nga gjykata. Efektivi 28-vjeçar u arrestua dje.

Prokuroria e akuzon atë se ka ndihmuar në transportimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, pas nisjes së operacionit “Plumbi i artë”.

Në një prononcim për mediat, avokati i tij, Gentjan Rumano ka deklaruar se Lami nuk ka dhënë sot asnjë shpjegim për ngjarjen dhe akuzat që rëndojnë mbi të.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Avokat i ka cilësuar si të paqarta rrethanat.

“Nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani. Qëndrimi jonë ishte vetëm për kushtet e masës së sigurisë.

Ne e konsiderojmë të papërshtatshëm që do të qëndrojë në arrest me burg.

Janë rrethana të paqarta, derisa të sqarohen. Nuk ka akoma”, u shpreh avokati.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top