55 vite më parë zona mes Librazhdit dhe Dibrës u trondit nga tërmeti më i fortë i regjistruar në Shqipëri në 100 vitet e fundit. Lëkundja 6.6 e shkallës rihter shkatërroi fshatra të tërë, ku 12 persona humbën jetën dhe 174 mbetën të plagosur.
Tre vite më parë, tërmeti me epiqendër në Durrës, i cili i mori jetën 51 personave dhe ku mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë, nxorri edhe një herë në pah problematikën që haset në cilësinë e ndërtimeve që bëhen në vendin tonë.
Sot kur dhjetëra qytetarë jetojnë ende në çadra, pasi u janë prishur shtëpitë nga tërmeti, apo jetojnë me qira pasi pallatet ku ata jetonin më parë ende nuk janë rikonstruktuar, specialistët kërkojnë sensibilizim të komuniteteve lokale, sa i përket cilësisë së ndërtimeve që do të bëhen në të ardhmen.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Duam të bëjmë një sensibilizim për opinionin dhe komunitetin lokal.
Të tërheqim vëmendjen e opinionit sepse ne jemi të rrezikuar nga tërmetet dhe zona duhet të ketë një zhvillim urban shumë të studiuar, që të jetë afatgjatë”, tha Ismail Hoxha, nga Instituti i Gjeoshkencës.