Në kërkim të një shpirti binjak, ja 10 këshilla si të lini përshtypje online..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Aplikacionet që mundësojë takimet e beqarëve po bëhen gjithnjë e më të njohura. Megjithatë, si çdo fenomen i ri, edhe takimet online sjellin me vete paqartësi. Si në çdo situatë të re, disa këshilla të thjeshta mund të jenë çelësi i suksesit.

Aplikacioni global i takimeve Inner Circle u ofron beqarëve disa elementë të dobishëm për të kapërcyer çdo vështirësi fillestare me disa këshilla praktike për të qenë të suksesshëm edhe në internet. Pasi analizuan aktivitetin e katër milionë e gjysmë përdoruesve të tij, shkencëtarët e të dhënave të aplikacionit vendosën të ndajnë sugjerimet e tyre për të rritur numrin e takimeve.

Fut një profil të plotë: të kesh një profil të plotë me të paktën 80% të informacionit dyfishon shanset për të pasur takime në krahasim me një profil me 60% informacion.

Mos vendosni si foto profili foto në grup: duhet ta zgjidhni mirë foton e profilit. Gabimi që duhet shmangur është publikimi i një fotoje në grup në të cilën nuk është e qartë se kush është i interesuari dhe sigurisht që duhet të futni një imazh të fundit për të shmangur surprizat.

Shtoni më shumë foto: për të përshkruar më mirë veten, ngarkimi i më shumë se një fotografie është padyshim një ide e shkëlqyer sepse rrit numrin e takimeve.

Jini vazhdimisht aktivë: kjo ndihmon që të merrni më shumë pëlqime dhe vizita në profilin tuaj. Në fakt, të dhënat tregojnë se sa më shumë ditë të jeni aktiv në aplikacion, aq më i madh do të jetë numri i pëlqimeve që do të merrni.

Fut emoji: në kundërshtim me besimin popullor, përdorimi i emoji-ve mund të ndihmojë që një profil të dallohet. Të kesh pesë ose më shumë emoji, të përdorura në mënyrë korrekte, në biografinë tënde gjeneron më shumë pëlqime.

Jini koherent: mos prisni shumë për t’iu përgjigjur mesazheve duke i lënë bisedat në pritje për ditë të tëra. Përdoruesit që rrinë pesë ditë pa u përgjigjur janë më pak në gjendje të mbajnë biseda me kontaktet e tyre sesa përdoruesit që përgjigjen shpejt dhe vazhdimisht.

Përshtypja e parë është e rëndësishme: pothuajse të gjithë beqarët (91%) thonë se mesazhi i parë është shumë i rëndësishëm se çfarë mendimi krijon ti për një person.

Zgjidhni orën dhe ditën: koha më e mirë për të përdorur një aplikacion takimesh është në mbrëmje, midis orës 19:00 dhe 23:00. Ndaj, kur kthehemi nga puna dhe ndërkohë që mendojmë për darkën, nxjerrim telefonin për të hyrë në kulmin e aktiviteteve. Pa harruar që e diela është dita më e mirë për të përdorur një aplikacion takimesh, le të harrojmë një serial tjetër në TV, të cilin mund ta kemi parë tashmë një mijë herë ose që mund ta shohim edhe në raste të tjera dhe le të shkojmë në internet.

Shmangni shkrimin e një papirusi: sa më i gjatë të jetë mesazhi, aq më pak ka shanse që të marrim një përgjigje. Mesazhet me 18 fjalë janë ato që marrin më shumë përgjigje, ndërsa ato me mbi 20 fjalë e humbasin vëmendjen.

Fokusimi te personalizimi: shtimi i emrit të personit në mesazh rrit (me 4%) probabilitetin për të marrë një përgjigje, pra është një përpjekje e vogël që ia vlen të bëhet. REVISTA PSIKOLOGJIA

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top