Në lidhje me Xhulin e Big Brother? NOIZY thyen për herë të parë heshtjen, ja reagimi i tij

Jil
Jil
2 Min Read

Rigels Rajku i njohur si Noizy ka mohuar të gjitha lajmet që kanë qarkulluar prej kohësh se është në një lidhje me banoren e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana Nurën, me anë të një videoje në Instagram. Reperi është shprehur se as nuk ka qenë as nuk do të jetë në një lidhje. Noizy shtoi se emri i tij është përdorur vetëm për të bërë zhurmë dhe klikime.

Më herët ka qenë vetë Xhuli e cila në një bisedë me Mbresën brenda shtëpisë u shpreh se ajo dhe Noizy janë pëlqyer me njëri-tjetrin dhe ishin duke u njohur për 5 muaj.

Për 5 muaj kemi qenë duke u njohur. Jemi pëlqyer por, nuk kemi qenë në një lidhje”, tha Juliana Nura.

Xhuli njëherë iu referua si “ish i dashuri” Noizyt, por që më pas u pendua dhe e quajti “shoki”.

Nga ana tjetër kujtojmë që me hyrjen e tij pak javë më parë në “Big Brother VIP Kosova”, Atdhe Xharavina menjëherë u pa shumë i afërt me Xhulin dhe u deshën shumë pak ditë që ata të nisnin një lidhje mes tyre.

Mirëpo kjo marrëdhënie siç nisi shpejt ashtu edhe përfundoi, pasi Atdheu hoqi dorë nga Xhuli pikërisht për shkak të lidhjes së saj jashtë.

Ndërkohë ish-konkurrenti i Për’puthen është eliminuar nga shtëpia e “BBVK”, ndërsa Juliana shihet si pretendente për të fituar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *