JiL.al - Jeto i Lumtur

Në makinë me armë zjarri me vete, ndalohet 44-vjeçari në “Komunën e Parisit”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sinjali”.

Gjatë operacionit, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues Valentin Kaçorrin. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i Valentin Kaçorrit 44 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./tvklan.al

Scroll to Top