JiL.al - Jeto i Lumtur

“Ne nuk jena ka vrasim njerëz”, përgjimet e grupit që falsifikonin dokumente: E ke origjinale, dyqind euro

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gëzim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpëtim Bega janë arrestuar nga policia pas një hetimi, si pjesë e një grupi falsifikatorësh të dokumenteve të ndryshme të përdorshme brenda vendit dhe jashtë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Hetimi është ndjekur me metoda proaktive si përgjime, vëzhgime dhe blerje të simuluar duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorë lidhur me kryerjen e blerjeve të simuluara si dhe përgjimin e personave të dyshuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka filluar procedimin penal për veprat penale të “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 189 e 287 të K.Penal. Nga aktet ka rezultuar si më poshtë vijon:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, mbi bazën e materialeve të referuara nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.7629/2022, për veprën penale të “Falsifikimi i letërnjoftimeve” dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 189 e 287 të K.Penal.

Nga ana e prokurorit të çështjes me procesverbalin e datës 26.10.2022 janë autorizuar oficerët e DVP Tiranë për kryerjen e veprimeve simuluese që konsistojnë në veprime të ndryshme për mbledhjen e provave për personat e dyshuar dhe në https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrimin dhe blerjen ose marrjen e parave të falsifikuara nga persona të dyshuar.

Janë lidhur marrëveshjet me bashkëpunëtorin lidhur me kryerjen nga ana e tij e blerjeve të simuluar si dhe përgjimin e personave të dyshuar. Nga ana jonë procesverbalin e datës 28.10.2022 i llojit “këqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan 2 (dy) kartëmonedha të prerjes 50 (pesëdhjetë) euro me numra serie UC8700667336 dhe UC2608231285, si dhe një fotografi me përmasa 3×4 cm bashkëpunëtorit për realizimin e blerjes së simuluar.

Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikëqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 na rezulton se bashkëpunëtori është ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 02.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në datë 31.10.2022 ora 17:210 deri në orën 17:34 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:

A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo

A-O Turo
B-Unë pot ë shifsha ty
A-Ça bën si kalove?
B-Ça bën si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
A-Hajde rrim shkojmë
……
B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
maksimumi tre
A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
B-Të mërkurr, të enjten
A-E deri të enjte në drekë
B-Më ra telefoni e unë nuk të marr dot, më ra telefoni mu zbardh ekrani
A-Po ja di numrin përmendësh
B-Kujt
A-Atij
B-Shokut tim o
A-Ë
B-Çke me atë ti mo burrë
A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
B-Me të marr ty ore
A-Ë hë
B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
B-Po na një gjë tjetër,mirë
…….
A- Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
B- Po
A- Patentën i thash do njëqind euro ta bënë, sikur më the ti, a më the njëqindë
B- Po
A- Ai mud të don dhe na një letër mbrapa, don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B- Për kartën do bisedoj, kur të marrësh këtë do bisedoj për kartën
A- Po pra okej
B- Se tani te karta nuk jam një çik i sigurt se varet ça kartash
A- Se duhet ta mbështes me na një letër
B- A ti do kartë Greke?
A- Kart Greke mo
B- A do tafto ti pra
A- E kupton se thonë qe ky ka patentën po ka dhe një letër shëndetësie a kupton ça janë ato kartat shëndetësore, a na një pasaport a
B-Po dhe për pasaportën e bisedojmë po nuk të jap shumë garanci aty kurse te taftoja Greke
A- Ë kartën, kartën e patentën
B- Këto, këto i ke të sigurta
A- Po
B- Kështu
A- Ti jap këto unë
B- Po ma jep fotografinë mua njëherë, tashti si e ke emrin ti
A- Unë quhem Arjan
B- Arjan, unë e kam Artur
A- Pezjet edhe pezjet njëqindë
B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
A-Po, këtu ke dhe dy fotot, s’duhen më shumë se dy
B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri
A-Meri dy
B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
B-Ça klase do ai?
A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite
B-Klas të katërt
A-Klas të katërt po
B-Për motor s’ma mban bytha me ia bërë për motor se thotë ai ku i bëri ky motorin, makinën përnjëherë
A-Po
B-Ça po shkrun ti?
A-Numrin tem që tmë marrësh
B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
A-Po,ja tek e ke, mer një numër dikujt më merr në telefon e më thuaj
B-Të shkruajmë dhe këtë klasi i katërt
A-Po
B-E kupton vet ai tashti
A-Tani vetëm pres telefonë
B-As mos e diskuto atë muhabet
A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër
B-Si tonat
A-Për shembull dokumentet tona a…
B-Ça do ti,patenta
A- Patent na nji
B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti, janë budallenj njerëzit
A-Po
B-Se ti më thuj e du për jashtë shtetit e ti ke bërë punë këndej
A-Po pra
B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
A-A shpërndajmë
B-Tafton do ta bëjmë që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmijë lekë, tetdhjetmijë lek shqiptare, Tafton
A-Po kartën, kart Greke
B-Kartë Greke, tafto quhet ajo
A-O Tur hajd pra gjithë të mirat.

Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikëqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 03.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambientet e një lokali në datë 03.11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
……
B-Ashtu fallso greke?
A-AA
B-Kartë.
A-A don kartë, apo pasaportë nuk e di.
B-Pasaportën ta diskutoj një herë, pasaportën
A-Po.
B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
A-Karta i bëhet domethënë
B-Po po
A-Do me flas me ta.
B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
A-Pse?
B-po I mori të gjtiha ai.
A-S’të dha gjë ty?
B- Asnjë gja.
A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca janë!
A-O bos po ti do ta punosh, do tit hush kaq.
B-Du me nejt…..
A-Jo, mo e kam për ty ore.
B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pimë ndonjë kafe të vogël.
A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
B-as unë se mora vesh, ça je tub o I thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do fals me ta në darkë tit ham ça don.
B-Ca të doj ai
A-Sa shkon përafërsisht ajo karta.
B-Karta!
A-Ha
B-Po ta thashë more!
A-Sa?
B-Tetëdhjetë mijë lek
A-Tetëdhjetë mijë lek
B-Eeee.
A-Se se mbajta mend, atë ditë.
B-Po ta thashë që dje a pardje.
……
B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
A-Ta pyes atë ca i duhet dhe ta tregoj.
…….
B- Ajo është bam ram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
A- Po pse se more?
B- Po ça të merrsha, të vishe tin ë dhjetë natës
A- Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
……
A- Po të marr në telefon.
B- Të vi të marr ato, vi të mor domatet thuj.
A- Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.

U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e DVP Tiranë ku ka paraqitur një dokument të llojit leje drejtim e shtetësisë greke me gjeneralitetet E. Sh. i datëlindjes 09.06.2003, me nr.93*****, e dyshuar e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtij dokumenti.

Me datë 09.11.2022, u mor kontakt me bashkëpunëtorin dhe me procesverbalin e datës 28.10.2022 i llojit “këqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan 6 (gjashtë) kartëmonedha të prerjes 2000 (dymijë) lekë me numrat e serisë QJ917756, YP608107, ZM800146, QK024479, QE259055 dhe QY415191 UC8700667336 dhe UC2608231285, për realizimin e blerjes së simuluar.

Referuar raportit të shërbimit të datës 09.11.2022, policia gjyqësore e vendosur në shërbim sipas autorizimit të prokurorit, për kryerjen e veprimeve simuluese. Në orën 14:50 është afruar bashkëpunëtori përgjatë rrugës “Myslym Shyri” dhe ka ecur në drejtim të rrugës “Besim Imami” dhe është ulur në brendësi të një bar kafe në këtë rrugë e cila është ngjitur me hyrjen e banesave të shtetasve të dyshuar për kryerjen e aktivitetit kriminal Gëzim Xhafa dhe Artur Bramo.

Përreth pas 5 minutash në këtë bar kafe është futur dhe shtetasi Gëzim Xhafa i cili është ulur me bashkëpunëtorin dhe kanë qëndruar aty në lokal përreth 15 minuta dhe pasi kanë dalë në dukje janë përshëndetur, dhe bashkëpunëtori ka vazhduar drejt rrugës “Myslym Shyri” ndërkohë që Gëzimi ka qëndruar në bar kafe.

Për shkak të rrezikut të mosdekonspirimit të shërbimit nuk është bërë i mundur fiksimi dhe fotografimi i takimit. Është marrë kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e DVP Tiranë ku ka paraqitur tre dokumente të llojeve “Kartelë e pasurisë së paluajtshme, certifikatë regjistrimi pronësie në emër të shtetasit Bujar Bedri Bega dhe kartelë pasurisë së paluajtshme me kod unik 821086274” të dyshuara të falsifikuar të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 09.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambientet e një lokali në datë 09.11.2022 ora 15:20 deri në orën 15:24 të datës 09.11.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A – Bashkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
……
A- O Gëzim, si je?
B- Hë mo, ça bon?
A- Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?
B- Asnji gja.
A- Ka dal mirë ai!
B- Po shife mo, aty e ke.
A- Kjo smë duhet ma.
B- Ajo ske ku e fut ti kete, jane dixhitale.
A- Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.
B- Hë!
A- Unë e solla.
B- Hë.
A- Do një kartë italiane ose greke.
B- Do greke!?
A- Po po rri në Angli ai.
B- Do tofni apo do kshu?
A- Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm tu tham që cikaq bon.
B- E do kshu plastike! Plastike e don !?
A- Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi çon mua ai fotot e gjanat.
B- Ka ndonjë kopjo ai si ajo?
A- Edhe me e bo para dy tre vjetësh, nga ato dy kapakësh si ka qenë.
B- Nga ato dy kapakësh, se ato janë origjinale.
A- Po se ato janë më të sigurta më tha.
B- Po.
A- Si problem, se e bo me datë të vjetër.
B- Jo jo, nga 2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë) deri në 2007 (dymijë e shtatë).
A- Deri në 2019 (dy mijë e nëntëmbëdhjetë) janë ato.
B- E di e di, jo mo jo e bëjmë kur të dojë ai.
A- Tani.
B- Meri dhe këto. Mbaji, ta pysim!
A- Njëzet, dyzet, gjashtëdhjetë, tetëdhjetë njëqind e njëzet. (dëgjohet numërimi)
B- Ej, atë e ke origjinale dhe e ke dyqind euro!
A- Të mi çoj ai mu. Aaa?
B- Dyqind euro.
A- Dyqind euro.
B- Dyqind euro, e ke origjinale.
A- Ti tham unë.
B- Janë të vjedhme atje.
A- Janë të vjedhme atje! Po çishtu tha dhe ai. Dyqind euro e do ti?!
B- Dyqind euro
A- Okej. Ti tham unë, ti shkruj unë në darkë. Po mi nisi nesër a pasnesër.
B- Po qe se nuk i gjen dot të dhënat, të dhënat i gjej unë. Po qe se i do me emër, jepi me emrat që i don ai.
A- Të çoj vetëm fotografi.
B- Të çoj vetëm fotografi, dhe me ça emrash e do.
A- Po okej.
B- Po mos harro thuj, gjatësinë, sytë dhe flokët.
A- Flokët i çon dhe në foto, po i shkru dhe ai.

B- Jo, jo më mirë ti shkruj e ti këtë origjinale. Ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve dhe gjatësinë.
A- Okej.
B- Ëë.
A- Po i tham unë. Me nji herë sa të më shkruj, se pale ku o.
B- Vendose këtë, hiqe këtë ti e fute në xhep letrën.
A-Po.
B- Ene boje kshu, në rregull.
A- Okej. Po të marr unë në telefon, vetëm si kur sot u takum dhe këtu edhe.
B- Po në rregull.
A- Hajt, pra me të mira. Të fala Turit.
B- Mirupafshim!

U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e DVP Tiranë ku ka paraqitur disa dokumente dhe konkretisht 1 (një) certifikatë regjistrim pronësie e datës 08.11.2022, në emër të shtetasit Bujar Bedri Bega. 1 (një) kartelë e pasurisë së paluajtshme me kod unik 8271086274, e datës 08.11.2022 dhe 1 (një) kartelë e pasurisë së paluajtshme me datë 08.11.2022, e dyshuar e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtyre dokumenteve.

Me datë 16.11.2022, u mor kontakt me bashkëpunëtorin dhe nga ana jonë me procesverbalin e datës 16.11.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan Kartëmonedha të prerjes 1000 (njëmijë) lekë copë 24 (njëzet e katër), me nr. Serie GA8685669, GC0508916, GC1870933, GA6738719, GB8276810, GA2743747, GA9746042, GB1482957, GA8714005, GB5893293, GB1808947, GA6758292, GA3541970, GA129938, GB5609764, GB9177208, GA0684446, GB3484347, GB1483302, GC0603137, GA2070270, GB4283565, GB4282587, GB9155110, për realizimin e blerjes së simuluar.

Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 16.11.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 17.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambientet e një lokali në datë 16.11.2022 ora 11:45 deri në orën 11:48 të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A – Bashkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
……
A- Hë Gzimo ça bone, si je a u lodhe?
B- Hajt mo mir.
A- Skam qen mir fare
B- Ça ke?
A- Tensioni e …po ça ke bo?
B- Hiç.
A- Je lodh?
B- Hajt mo.
A- Shifi kto njëherë.
B- Po ça?
A- Atë kartën pra italiane.
B- Kartën italiane.
A- Po.
B- Si?
A- Si folëm atë ditë, nuk o boshe.
B- A e do të thjeshtë apo më të mirë?
A- Ti e din se si bohet ajo se ku di gjo un.
B- Kto jan çmimet o burr ka dhe t lirë ka dhe të mirë.
A- Po pra a mthe 200 (dyqind) atë ditë.
B- Po
A- Për sa e ban?
B- Tani t’i fus vet un?
A- Aa?
B- Ti fus vet un?
A- I ke aty mor burr emrat.
B- Gjatësinë, sup, flokët, këto po i vej kafe un po për gjatësinë të paktën.
A- 1.72 (një e shtatëdhjetë e dy) është ai.
B- Me këtë emër e do?
A- Po, 1.72 (një e shtatëdhjetë e dy) bonja se çaq është ai se e maj men.
B- Nejse mo e ke ndor ti.
A- T’i jap lekt tani?
B- Po kot mo mboni pershtypje,për atë….. që bom ne të tokës ça thon për atë si shpi?
A- Kot o burr veç dashka me ja kallzu plakës vet ai me i thon që kam marr hipotekën e s’di gjo se ka i merr do lek, ka i merr ca lek. 200 (dyqind) i ke këtu. Numëroi po dush. Je në rregull?
B- Tashi, nesër.
A- Veç mbo telefon thuj e takohena ktu dhe..
B- Thash un ngaqë i ka kap ai Artan Lame, kishin kap ato të ……….
A- Po jo or s’ka lidhje fare, s’ka lidhje fare, hajt pra me t mira. Çiao mbo telefon e takona.
B- Hajt mirupafshim.

Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikëqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 18.11.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum s portiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e DVP Tiranë ku ka paraqitur një dokument të llojit kartë identiteti me gjeneralitetet Sabin Tufa i datëlindjes 10.10.1994, me nr.AY3063155, e dyshuar e falsifikuar.
U bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të këtij dokumenti.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambientale i datës 18.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambientet e një lokali në datë 18.11.2022 ora 10:20 deri në orën 10:23 të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A – Bashkëpunëtori
B – Gëzim Xhafa
……
B-Hë mo!.
A-Hë, Gzim si je?
B-Ça bone?.
A-Hiç, e kam bo gishtin operacion dje, dhe e kam lidh.
B-Pse mo!? Ça kishte gishti?.
A-Ça ke bo?.
B-Hiç.
A-A po të ecin punët? Paska dal mirë!
B-Po.
A-Do të mar, kismet nga e hana për nji porosi. Kam fol me ta, për në Angli i ban ti karta, e kta gjonat.
B-……biles, biles kan ik këta?.
A-Jo mo, janë atje ato. Dun ndonjë patentë, a ndojë gja.
B-Jan atje ato!?.
A-Po

B-Ooo, atje i ke origjinale fare.
A-A dun ndonjë gja, të shoh ça të më thonë. Bashkëpunojmë.
B-Po normal.
A-Unë du njerëz tak tak. Kam pas një tjetër, vonoka nga tre ditë, pesë ditë, shtatë dit.
B-Jo mo vëlla jo.

A-S’haptë telefonin.I tham sot, sot.A e kupton?.
B-As nuk bëhet fjalë fare.
A-Kisha dhe për të taku vëllain e tij dje, i thashë o vëllai he, e ka mbaru punën burri huj. Arsyet e mia familjare, i çova me foto gishtin, çe jam në spital. Arsyet e mia i thashë, ka mbaru punë burri i huj. Nesër thash, shkoj e marr.
B-Ça thotë Turi, a ka pi alkool ma?.
B-Jo s’pi ma, ku pi ai.Po Turi, është një çikë.
A-Po prandaj i thashë atë dit, se i rashë katër herë telefonit e s’ma hapi.E kishim lanë për tu taku, dhe sma hapi. Thash atij, shokut tem i thashë o vëlla a e njef ti? Po si se njof un, po thirre o vlla se ne nuk jena ka vrasim njerëz. Se ne kshu punësh bojnë.
B-…………ke mbaru punë ma bonte mu, pse më mer në telefon mu më tha!?.
A- Po i pat ra ai!.

B-Po i ke ra ti!.
A-Jo si kam ra kurrë ma qysh atë ditë si i thash, s’ma ke hap telefonin. Si kam ra ma, ai s’sheh mirë, lene kush i bie tjetër.Ai se di se unë kam ardh, për herë të dyte e për!.
B-Po, po.Ti ishe pardje këtu.
A-Po, s’më nuk më pau pra!.
B-Po s’të ka njof more.
A-Po pa, po si fola.
B-Hajt mirë.
A-Hajt pra.
B-Të iki unë?.
A-Ik.Hajt pra të bëj telefon .
B-Se jam tu pi kafe me nusen, aty mbrapa.
A-Të baj telefon, kismet të hanën.
B-Aaa!?.
A-Hajt cao o Gzim. Të baj telefon kismet të hanën, se nuk do jem sot e nesër knej. Se mi nis ai, sot ose nesër.

U përpilua vendimi i ekspertimit për dokumentet e lartpërshkruara të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative policia gjyqësore vihet ne dijeni se shtetasi Shpëtim Bega është i përfshirë në aktivitet antiligjor, në formën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare të llojit pasaporta, karta identiteti bullgare, karta identiteti shqiptare, leje drejtimi shqiptare të automjeteve/ diplomave shkollore etj.. kundrejt pagesave.

Këtë aktivitet e kryen në bashkëpunim me shtetasin Gëzim Xhafa. Këta shtetas realizojnë dhe ndryshimin e mbiemrit të personit në certifikata personale, ose familjare, me qëllim kalimin në drejtim të vendeve të BE, në rastet kur personi ka marrë edhe ekspuls në këto vende.

Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsifikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë. Dyshohet se shtetasi Gëzim Xhafa falsifikimin e dokumenteve zyrtare e kryen në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Gani Luzi”, në Tiranë.

Shtetasi SHpëtim Bega luan rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për shtetasin Gëzim Xhafa. Gjithashtu është evidentuar dhe shtetasi Mustafa Rushiti, i cili ka si rol gjetjen e personave që kërkojnë të sigurojnë dokumentet e falsifikuara, si dhe realizon lidhjen e tyre me shtetasin Gëzim Xhafa.

Nga informacionet e marra gjithashtu rezulton se se këta shtetas frekuentojnë bar-kafe “Lokali i Malokut”, i cili ndodhet mbrapa “Kishës Katolike” në rrugën “Gani Luzi” rreth 100 metra në thellësi në krahun e djathtë. Shpëtim Bega ka në përdorim numrat e telefonave 0684839690 dhe 0697699805, si dhe qarkullon gjithmonë me biçikletë.

Nga raporti i shërbimit i datës 23.11.2022, rezulton se nga vëzhgimi në orën 08:30 në rrugën “Gani Luzi”, rreth 100 metra në thellësi, në krahun e djathtë në afërsi të bar-kafe “Lokali I Malokut”, në një tavolinë në pjesën e jashtme të këtij ambienti ishte ulur subjekti Gëzim Xhafa, i veshur me një palë pantallona të zeza dhe një xhup të zi, së bashku me dy shtetas të tjerë njëri në dukje si me flokë biond me moshë në dukje rreth 50-60 vjec, i veshur me pantallona ngjyrë blu si dhe një shtetas tjetër i cili në dukje është i po të njëjtës moshë rreth 50-60 vjec, i veshur me pantallona blu dhe xhup ngjyrë kafe.

Për shkak të mosdekonspirmit të procedimit nuk u bë i mundur filmimi ose fotografimi i këtyre shtetasve. Në rrugë operative është marrë informacion se këta shtetas të ulur në tavolinë së bashku me subjektin janë shtetasit Shpëtim Bega i datëlindjes 23.06.1963 dhe Mustafa Rushiti i datëlindjes 01.03.1962.

Për sqarimin e rrethanave të hetimit iu bë këqyrje sistemeve policore Tims dhe Deepsee, për shtetasit Shpëtim Bega dhe Mustafa Rushiti.

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se për shtetasin Shpëtim Mustafa Bega e datëlindjes 23.06.1963 ka të dhëna se ky shtetas është arrestuar në flagrancë me datë 24.04.2009, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, pasi i janë konstatuar pasaporta bullgare dhe një sasi dokumentesh të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim në bazë të urdhrit nr.1624 dt.20.02.2011, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës nr.1139 datë 27.02.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga këqyrja e sistemit Deepsee ka rezultuar se për shtetasin Mustafa Sulo Rushiti i datëlindjes 01.03.1962, ka të dhëna se me datë 02.07.2001, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin e tyre u gjetën e sekuestruan dok shtetërore të paplotësuara si dëshmi aftësie automjeti, leje qarkullimi, vërtetime bankare të kursime me vulë e me firmë të cilat përdoren për falsifikim.

Referuar procesverbalit të interceptimeve të impulseve telefonike për numrin e celularit 0682470288, në përdorim të shtetasit Artur Bramo rezulton se ky numër celulari në ditë të ndryshme ka thirrje dhe biseda telefonike me numrin e celularit 0694407173. Në rrugë operative është marrë vesh se ky numër celulari është në përdorim të shtetasit Gëzim Xhafa, numër ky që përdoret për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në zbatim të autorizimit të Prokurorit për kryerjen e veprimeve simuluese dhe përgjim ambiental të datës 25.11.2022, janë përpiluar procesverbalet të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikëqyrjes së fshehtë në vende publike i datave 26.11.2022, 30.11.2022, 01.12.2022, 02.12.2022, 05.12.2022 në të cilat nuk ka të dhëna në interes për hetimin.

Bazuar mbi procesverbalin e realizimit e përgjimit të telekomunikimeve të datës 11.12.2022, në zbatim të vendimit Prokurorit datë 25.11.2022, vendimit të vleftësimit nr.69/1 datë 25.11.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për procedimin penal nr.7629, të vitit 2022 në të cilin janë realizuar përgjimi i telekomunikimeve të numrave celular, 0694407173, 0684839690 dhe 0697699805.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 30.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
– 694407173: Alo.
– 675680015: Alo, si e kalove?
– 694407173: Mirë.
– 675680015: Kam një porosi për ju vlla, ku mund tua sjell. (dyshohet se kur flitet për porosi flitet për të bërë porosi për dokumentet të falsifikuara)
– 694407173: Po ku…. po takohemi për nja gjys ore ke kisha.
– 675680015: Po ore vij ishalla.
– 694407173: Eh.
– 675680015: Vij për një gjys ore me ke aty n dasht Allahu… a n rregull.
….
– 694407173: Po.
– 692525840: O Gzim.
– 694407173: He.
– 692525840: Hajde se të kërkojnë ato dy shoqet.
– 694407173: Eeee po unë vonohem thuj një çik mo po…
– 692525840: A ti maj unë letrat?
– 694407173: po maj, maj të gjitha
– 675680015: Vij për një gjys ore me ke aty n dasht Allahu… a n rregull.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 01.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
– 697699805: Alo.
– 694407173: Hë mor.
– 697699805: Alo hë si u gdhive?
– 694407173: Hë mo ku je?
– 697699805: Po knej vërdallë jam mor po kam një çik punë në dorë ene…
– 694407173: Qa pune ke në dorë, ke shumë gjatë e….?
– 697699805: Po nja një orë po njëherë, treçerek ore, një orë, treçerek ore….
– 694407173: Mirë ta lëmë në njëmbëdhjetë aty.
– 697699805: E mirë, mirë.
– 694407173: Eh
– 697699805: Mirë, mirë m rregull.
– 694407173: Hajde mirë hajde.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 25.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
– Sms text nga numri i celularit 696166900: A marojm dot deri nesër në ora 13 se shkon njeri në orën 15 për Itali mkthe përgj. Çfarë t’i them. (dyshohet se flitet për porosi letërnjoftimesh apo pasaporte për të lëvizur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë)
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 30.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
– Sms text nga numri i celularit 676922757: F. N. Atësia: P. N. Vetëm nesër më duhet patjetër. Mos ma le mbas dore. (dyshohet se numri i lartpërmendur i bën porosi subjektit Gëzim Xhafa për një dokument shkolle të dyshuar të falsifikuar me gjeneralitetet e lartpërshkruara).
– Sms text nga numri i celularit 694407173: ok
…….
Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:
– Sms text nga numri i celularit 676922757: Mos ma ke ngatërruar atë të notave se është në emër tjetër. Ok vetëm mos më vono më se duhet të iki.
– Sms text nga numri i celularit 694407173: Fation
– Sms text nga numri i celularit 676922757: Po pra.
– Sms text nga numri i celularit 694407173: Nga ora 5:30. Po qe ta bëj nesër mëngjes brenda orës 10
– Sms text nga numri i celularit 676922757:Ta çoj në whatsap up ta shikosh.
……
– Sms text nga numri i celularit 676922757: Po këtu është Lulzim Shkëlqim Loci. Duhet bërë prapë. Siç t’i kam çu. I ke të dhënat më sipër. Ok vetëm se nesër duhet dmth në 12 të jetë gati. Edhe emri Fation me i.
Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:
– Sms text nga numri i celularit 676922757: Është ngatërru në Tepelenë. Ok edhe diçka se harrova shiko që nr id të jen të njëjtë. Kalivac i bie në Lezhë. Bëjmë dot ndonjë sforcim të fundit. Më ka mërzit.
– Sms text nga numri i celularit 694407173: Mirë.
– Sms text nga numri i celularit 676922757: Taksirat nesër më shkruar kur të jesh gati. Jo është në Lezhë

– Sms text nga numri i celularit 694407173: Ppo unë hapa mapsin dhe doli Tepelenë
– Sms text nga numri i celularit 676922757: Se më ka stresuar keq fare.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

– 693782571: Hë mor.
– 694407173: Hë.
– 693782571: Hë.
– 694407173: Veje numrin personal të spajkut…
– 693782571: Duhet ëëë…
– 694407173: Ëhë ….
– 693782571: Ja ta marr unë tashi në telefon….
– 694407173: Eh.
– 697699805: E mirë, mirë.
– 694407173: Eh
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
– 686148078: Alo.
– 694407173: Eee….
– 686148078: Hë…
– 694407173: Se se harrova muhabetin ça numra aty që bana unë tashi.
– 686148078: Qa numri.
– 694407173: Numrat ke…. ke ajo dhe kol dhe nr-ja. (numrat kol dhe nr-ja referuat në bisedë janë numra të cilët zakonisht vihen në kontratat noteriale)
– 686148078: A të vij tani unë.
– 694407173: Jo m po shkruaje veje aty…
– 686148078: Si qa ti bëj.
– 694407173: Shkruaj nëntëqind e njëzet e shtatë e shtatëqind e dyzet tjetrën poshtë.
– 686148078: Mos ja fus kot unë tani po s’ka gjë po vij nesër në mjes.
– 694407173: A mor ke parasysh, ku është ajo…
– 686148078: Po nuk e di mo… po do vij nesër në orën tetë, dy minuta….
– 694407173: Mirë hajt.
– 686148078: Se kam lar tani a e kupto e kam lanë në makinë.
– 694407173: Makinën e kam në parking.
– 686148078: Mirë hajt.

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 03.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
– Sms text nga numri 694407173: Mgjes, nisani kush është pronari.
– Sms text nga numri 684042224: I shkrujte te letra. Xh. M. mbaroje dhe atë tjetrën të vij t’i marr.

– Sms text nga numri 694407173: Kur të mbaroj të bëj sms. Ato dy të parat i ke gati
– Sms text nga numri 684042224: Babai i blerësit A. H., vazhdo se mi solli
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 04.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
– Sms text nga numri 684009990: S. R., numri licencës 1840, ok rrofsh.
– Sms text nga numri 694407173: Masdite të celë.
Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 04.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:
– Sms text nga numri 693798489: M.k. 22.07.1990 j. m. 23.04.1983 vendlindje Tropojë bulevardi “Bajram Curri”./BW

Scroll to Top