Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Një koment i këngëtares Beatrix Ramosaj në një prej postimeve të ish-konkurrentit të Për’puthen, Andi Artani, ndezi dyshime për raportin mes tyre.
Në rrjet u komentua dhe u aludua se pas ndarjes nga Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj ka nisur një romancë të re me ish-konkurrentin e Për’puthen.
Kjo pasi ky i fundit kishte shprehur më parë pëlqimin për të, dhe veprimi i saj i fundit u mor si një reagim apo konfirmim.
Por këngëtarja ka vendosur të sqarojë gjithaçka për të mos lënë vend për dyshime. Përmes dy statuseve në rrjetin social Twitter, Beatrix sqaron se është beqare dhe po i dedikon kohë vetëm vetes.
“Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë”- shkruan mes të tjerash Beatrix.
Gjithçka nisi nga një koment i Andit për Beatrix, i cili tha: “Një farë simpatie e kam për të!”
Kaq mjaftoi që publiku të fillonte të imagjinonte si çift të mundshëm këngëtaren me ish-konkurentin e Përputhen.
Ky i fundit është shumë aktiv në Instagram, duke përditësuar ndjekësit me foto e video nga jeta e përditshme. /jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/