Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania tashmë është krijuar çifti i parë.
Këngëtari Luiz Ejlli më në fund arriti që të fitonte zemrën e moderatores, Kiara Tito, për të cilën shprehu pëlqimin që në ditët e para të ‘realiy-show’-të.
Dyshja që vetëm pak ditë më parë shkëmbyen puthje e parë gjatë një ceremoni ‘martesore’ që zhvilluan në kuadër të lojës, tani nuk ndahen nga njëri-tjetrin.
Të gjithë banorët mbrëmë (e diel) janë bërë bashkë për të festuar e vallëzuar në oborrin e shtëpisë nën volumin e muzikës.
Teksa po vallëzonin së bashku, Kiara dhe Luizi janë ngacmuar vazhdimisht ku edhe nuk kanë munguar puthjet e shumta plot afsh