JiL.al - Jeto i Lumtur

Nëna e pashpirt lë foshnjën dhe ikën me pushime, kur kthehet pas 6 ditësh e gjen të vdekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Itali- Askush nuk e mendon se ekzistojnë edhe nëna të tilla. Por ja që ka.

Një ngjarje e tmerrshme është zbuluar në Itali, ku një foshnje 18 muajshe është lënë të vdesë pa ushqim nga nëna e saj.

Gjithçka ka ndodhur në Milano, ku 37-vjeçarja Alessia Piferri, e la foshnjën në gjumë, me një biberon me qumësht në krah, a thua se vogëlushja do mund të ushqehej vetë, dhe u largua për 6 ditë drejt Bergamos .

Ajo shkoi të kalonte disa ditë me një partner të ri, që sapo e kishte njohur në Internet dhe të cilit nuk i kishte treguar gjë se kishte një vajzë. Sipas policisë, fakti më i rëndë është se gjatë këtyre 6 ditëve ajo e vizitoi disa herë Milanon por nuk u kthye në asnjë moment në shtëpi për të parë vajzën. Prranë shtrati të vajzës u gjet dhe një shishe bosh me ilaçe, por nuk dihet nëse nëna ja ka dhënë ato foshnjës.

Pasi përfundoi pushimet, ajo shkoi në shtëpi dhe gjeti fëmijën të vdekur dhe më pas lajmëroi ambulancën. Gruaja tashmë u arrestua dhe akuzohet për vrasje me dashje…/jetoilumtu.al/

 

 

Burimi NOA

Scroll to Top