JiL.al - Jeto i Lumtur

Nëna ruse shet djalin 5 ditësh për 3400 euro, donte të bënte hundë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një grua identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është vënë në prangat e policisë pasi shiti djalin e saj vetëm 5 ditësh, për të paguar operacionin plastik të hundës.

Ngjarja vjen nga Rusia, ku një 33-vjeçare, nga Kaspiyskiy, në Dagestan, ishte angazhuar shumë për gjetur blerës të mundshëm të cil ë t do të ishin të gatshëm të paguanin çmimin e rinoplastikës, prej rreth 3400 euro.

Gruaja pasi u arrestua nga policia deklaroi se mundi të zbatonte planin e saj falë ndihmës së dhënë nga fqinji.

Gruaja, duke deklaruar se duhet patjetër t’i nënshtrohej këtij operacioni për shkak të vështirësive të rënda në frymëmarrje kishte marrë përsipër të gjente një çift të gatshëm për të blerë fëmijën, që sipas asaj që thanë prokurorët kishte lindur prej pak ditësh.

Për shkak të nevojës së foshnjës për trajtim mjekësor, mjekët që po vizitonin foshnjën i kërkuan prindërve të rinj, certifikatën e lindjes.

Por duke mos qenë në posedim të saj, “blerësit” e foshnjës iu drejtuan ish-nënës, e cila në këmbim të dokumentit u kërkoi pagesën prej 100 mijë rubla, ose afërsisht 1742 euro.

Nga hetimet intensive policia arriti të bllokojë shitjen përfundimtare të të miturit, duke vënë në pranga gruan, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Policia zbuloi se gruaja pasi kishte sjellë në spital djalin e saj dhe do të dilte nga spitali, kishte kontaktuar me një bashkëqytetar, të cilit i kishte dorëzuar fëmijën, duke hequr dorë nga çdo e drejtë mbi të../jetoilumtu.al/

Scroll to Top