JiL.al - Jeto i Lumtur

Nëna shkon në Oqeanin Paqësor për të lindur djalin e saj, video bën xhiron e rrjetit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

 

Një grua ka bërë xhiron e internetit pasi ka shpërndarë video të saj duke sjellë në jetë djalin e saj në ujërat e Oqeanit Paqësor. Josy Peukert, 37 vjeçe, postoi video nga dita e lindjes së saj në bregun e Playa Majagual, Nikaragua.

“Pasi lindi Bodhi dhe u mbështoll me peshqir, u ktheva në oqean për t’u freskuar. Më pas u vesha dhe paketuam gjithçka, u nisëm për në shtëpi ku të tre u futëm në shtrat. Më vonë, atë mbrëmje e peshuam Bodhin me peshore. Ai ishte 3.5 kg”, – tha nëna.

Josy shpjegoi pse donte që fëmija i saj të lindte pa ndërhyrje mjekësore. “Lindja ime e parë ishte traumatike në një klinikë, lindja e dytë ndodhi në shtëpi, por në të tretën edhe një mami në shtëpinë time ishte shumë. Këtë herë nuk kisha asnjë takim me mjekun, nuk bëra as skanim.

Nuk kishim një datë të caktuar ose afat për ardhjen e foshnjës, ne thjesht besuam se fëmija ynë do të ndiqte rrugëtimin e tij. Nuk kisha frikë apo shqetësime për të mirëpritur një shpirt të ri të vogël në jetën tonë, vetëm unë, partneri dhe valët e oqeanit. Ishte e bukur. Rëra e butë më kujtoi se nuk ka asgjë tjetër mes qiellit dhe tokës, vetëm jetë”.

Ajo e lindi foshnjën pa ndihmë mjekësore, pasi kishte refuzuar ekot gjatë gjithë shtatzënisë. Foshnja Bodhi Amor Ocean Cornelius lindi më 27 shkurt. “Unë e mora këtë nismë me kokën time, doja të lindja në oqean dhe për shkak se kushtet ishin të përshtatshme atë ditë, kjo është ajo që bëra”ka thënë Josy nga “Daily Mail”.

Për javë të tëra monitorova valët dhe kështu, kur ishte koha e duhur për të lindur, e dija se plazhi do të ishte i sigurt për ne.

Kur Josy e dinte se do të fillonte lindjen, fëmijët e saj qëndruan me miqtë, ndërsa partneri e çoi në plazh me një çantë me sende të nevojshme për lindjen, që përfshinte peshqirë, një tas me një sitë për të kapur placentën, garza dhe facoleta letre.

Ajo shtoi: “Dallgët kishin të njëjtin ritëm si kontraktimet, ajo rrjedha e qetë më bëri të ndihesha shumë mirë”. 

https://youtu.be/gRcRAO9fKRY 

LIFE STYLE   Kuriozitet

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top