JiL.al - Jeto i Lumtur

Nënë e bir dhe kamerieri u helmuan nga uji ‘LAJTHIZA’, sekuestrohet hoteli dhe restoranti në Shkodër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ujësjellësi në Shkodër ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bir dhe  një kamerier u helmuan pasi konsumuan ujë me lëndë djegëse.

UK Shkodër sqaron se ata janë helmuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar ‘Lajthiza’. Sipas Ujësjellësit, kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit:

Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Helmohen tre persona në një lokal në Shkodër, dyshohet se kanë pirë ujë me acid
UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër”, njofton Ujësjellësi në Shkodër.

Me udhezimin e prokurorisë së rrethit Shkodër, të mbeshtetur nga AKU po bëhet bllokimi i subjektit. Shkak mendohet konsumimi i ujit të kontaminuar!

Në shishen e ujit mendohet të ketë patur lëndë djegëse pasi sipas bluzave të bardha të spitalit rajonal Shkodër, pacientët kishin djegie në ezofag dhe stomak. Nënë e bir janë dërguar drejt Tiranës për shërbim më të specializuar.

Scroll to Top