JiL.al - Jeto i Lumtur

Nëse Dikë E Zë St’resi Dhe Dëshpërimi Le te Lutet Me Këtë Lutje!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nëse Dikë E Zë St’resi Dhe Dëshpërimi Le te Lutet Me Këtë Lutje!

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Transmetohet në një hadith të saktë te “Sahihul Buhari” se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tregon se Zoti ka thënë: “Gjëja më e mirë, me të cilën me afrohet robi është me detyrën që ia kam ngarkuar. Vazhdon robi Im të më afrohet me falje vullnetare deri sa ta dua. Nëse Unë e dua, bëhem dëgjimi i tij, shikimi i tij, dora e tij me të cilën ai shtrëngon dhe këmba e tij me të cilën ai ecën (me Mua dëgjon, me Mua shikon, me Mua shtrëngon dhe me Mua ecën).

Nëse më kërkon, i jap, nëse më kërkon ndihmë e ndihmoj.Nuk nguroj për asgjë ashtu siç nguroj për marrjen e shpirtit të robi Tim besimtar, i cili e urren vd’ekjen, por edhe Unë nuk dua që t’i bëj keq, por nuk ka ku shkon pa të.” (6502) Thuhet në një hadith të saktë: “Nëse dikë e zë stresi dhe dëshpërimi dhe thotë: O Allah! Unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde.Udhëzimi im është në dorën Tënde, mbi mua zbatohet vendimi Yt dhe Ti je i drejtë në gjyk’imin Tënd.

O Allah, të lutem me çdo emër Tëndin, që e ke quajtur Veten, që ia ke mësuar ndokujt prej krijesave të Tua, që e ke zbritur në librin Tënd apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të shpirtit tim! Bëje atë largues të dëshpërimit dhe të str’esit tim!” Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a ta mësojmë këtë dua’?” Profeti (s.a.v.s) u përgjigj: “Po! Ai që e dëgjon, duhet ta mësojë atë.”[Transmeton Ahmedi (391, 452/1), Ibn Hibani (972), Et-Tebarani te “El-Kabir” (10352), El-Hakimi (509/1), Ebu Ja’la (5297) nga Ibn Mesudi me zinxhir transmetuesish të saktë.

 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top