JiL.al - Jeto i Lumtur

Nëse jeni mbi këtë moshë nuk duhet të punoni më shumë se 3 ditë në javë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një studim i fundit, i publikuar në serinë Paper Worker Paper në Institutin Melbourne, ka zbuluar se njerëzit e moshës mbi 40 vjeç performojnë më së miri kur punojnë vetëm tri ditë në javë.Studiuesit arritën në përfundimin se performanca njohëse e njerëzve të moshës së mesme u përmirësua ndërsa puna u rrit në 25 orë në javë.

Nga ana tjetër, performanca u ul kur puna kalonte mbi 25 orë në javë, për shkak të efekteve të lodhjes dhe stresit.Ky studim përfshiu një sërë testesh që analizonin aftësitë njohëse. Ai përfshinte 3,000 burra australianë dhe 3,500 gra australiane, zakonet e të cilëve u morën nën shqyrtim.

Studimi testoi aftësinë e pjesëmarrësve për të lexuar fjalë dhe për të recituar lista të numrave.

Arsyeja lidhet me faktin se të punosh më shumë se 30 orë në javë është e dëmshme për trurin e njerëzve mbi 40 vjeç. Megjithatë, mbetet ende e paqartë, nëse të punuarit më pak orë rrit performancën.

LIFE STYLE Kuriozitet

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top