JiL.al - Jeto i Lumtur

“Nëse unë do isha në vendin e asaj vajzës, do isha mirënjohëse”/ Tradhtoi të dashurën jashtë, habit me reagimin e saj Zhaklin Lekatari: Mua më pëlqen, Kristi ka sjell një model të ri në Shqipëri, e mbështes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin.

Ndërkohë që Kristi deklaroi se historia me vajzën jashtë, Zazën ka përfunduar, reagoi vetë Zaza duke publikuar bisedat. Nga këto biseda në ditën e parë të Big Brother VIP, 24 dhjetor 2022, Kristi dhe Zaza flasin krejt dashuri me njëri-jetrin dhe duket se nuk ka asnjë krisje të marrëdhënies siç deklaroi Kristi, shkruan Albeu.com.

Por nga ana tjetër, opinionistja Zhaklin Lekatari tha se ky është një model për të mbështetur, një model ndryshe dhe modern që i duhet shoqërisë shqiptare.

Reagimi i plotë: 

Unë e mbështes historinë e Kristit dhe Keisit. Kristi është një djalë komplet ndryshe nga djemtë që jemi mësuar të shohim në shoqërinë shqiptare. Ka një mënyrë tjetër të folurit, të perceptuarit të jetës, marrdhënies, vajzat. Më pëlqen që ka sjell një model të ri flirtimi që është më elegant, ka më shumë finesë, ka më shumë brishtësi, ka më shumë ngadalësim, ka më shumë njohje. Mendoj që nëse Kristi ka lënë një marrëdhënie jashtë dhe unë do isha në vendin e asaj vajzës, do isha mirënjohëse që pashë të vërtetën live dhe partneri im nuk më gënjeu. Do isha falenderuese që ky personi me të cilin kam lënë këtë gjë përgjysëm më jep mua lirinë që unë të vazhdoj jetën time dhe të kuptoj kush është ky personi. Ta shoh të vërtetën që ky person nuk ka asgjë më me mua dhe po vazhdon nj histori tjetër.

Mua m shumë më tremb një shoqëri që është e përbërë nga një rini që ka frikë nga aventurat, ka frikë të guxojë, nga emocionet. Mua më pëlqen kjo mënyrë e re e të flirtuarit. Tregon që shoqëria jonë nuk ka çifte vetëm klasike që i shpallin dashurinë e përjetshme me lule dhe me ulje në gjunjë, por ka dhe dashuri te tilla që lindin dalë nga dalë, pak me frikë, që lindin me pasiguri. Ka dhe modele të tjera në shoqërinë shqiptare dhe unë e mbështes këtë model dhe e mbështes edhe Kristin dhe Keisin.

Në situta të tilla, në një trekëndësh ku pozicionet nuk janë shumë të qarta të 3 këta prsona mund të lëndohen. Por nëse ka hapësirë për një person të 3 më mirë e vërteta të dali në pah. Nuk është fundi i botës. Kristi ka qenë i vërtetë me veten, me Keisin dhe me vajzën jashtë.

Scroll to Top