Nesër reshje bore në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë

Jil
Jil
1 Min Read

Duke filluar nga kjo fundjavë por edhe ditët në vijim gradualisht mbi vendin tonë do të fillojnë të depërtojnë masa ajrore të acarta me origjinë siberiane.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Duke filluar nga dita e Diel (por edhe java në vijim) moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por njëkohësisht me rënie të temperaturave të cilat do të prekin vlerat negative në një pjesë të madhe të vendit.

Vlen për tu theksuar gjithashtu se për këtë fundjavë parashikohet edhe erë tepër intensive me shpejtësi mesatare 1-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me rrahje arrinë deri në 15-20m/s.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *