Nga e shtuna nis devijimi i trafikut te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, zbardhen detajet

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije nisjen e punimeve për projektin për rehabilitimin e segmentit mbikalimi i Pallatit me Shigjeta–Rrethrrotullimi Shqiponja.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije së në vijim të punimeve për zbatimin e projektit në objektin “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta–Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3“ në datën 29.10.2022 do të kryhet devijimi i trafikut i ndarë në dy faza:

Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i Mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lot-it 3 dhe do të kenë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200m para nënkalimit të “O-Zone”.

Për autometjet që vijnë nga mbikalimi i Pallatit me shigjeta “aksi kryesor” nuk do të ketë ndryshim lëvizje. Kohëzgjatja e punimeve në rrugën kryesore është parashikuar të zgjas për një periudhë 15-ditore.

Pas mbarimit të fazës së parë do t’ju paraqesim edhe planin e Menaxhimit të Trafikut Faza e Dytë, i cili është parashikuar të zgjasë për një periudhë 3-javore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *