Nga Ekuadori, në Panama e Itali/ Detaje të reja: Si u shpëtoi kontrolleve droga që u kap në portin e Durrësit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Detaje të reja janë zbardhur nga kokaina e sekuestruar dy ditë më parë në portin e Durrësit.

Mësohet se anija e cila transportonte bananet, ku ishte fshehur droga, është nisur nga Ekuadori, ka ndaluar në Panama, më pas në Greqi dhe si përfundim ka shkuar në Goia Tauro në Itali, nga ku ka ardhur dhe në portin e Durrësit.

Në kontejnerët e anijes ishin banane të dy kompanive që qarkullojnë në tregun shqiptar.

Sinjalizimi për lëndën narkotike u mor nga partnerët, të cilët kanë informuar Shqipërinë për një sasi të konsiderueshme kokaine, por deri tani janë zbuluar vetëm 33.5 kg kokaine sipas autoriteteve shqiptare.

Ndërkohë, të njëjtët punonjës të skanerit dhe oficerë të anti-drogës e anti-kontrabandës kanë kaluar në skaner edhe kontejnerë të tjerë me banane nga i njëjti destinacion.

Për këtë arsye operacioni është ende në vijim dhe po vijon kontrolli i të gjithë kontejnerëve me banane që kanë ardhur nga i njëjti destinacion, për të verifikuar nëse ka sasi tjetër me lëndë narkotike, bazuar në informacionet që kanë marrë autoritetet shqiptare nga agjencitë partnere./BW

Scroll to Top