Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Instituti i Gjeoshkences dhe Sherbimi Meterologjik Ushtarak paralajmeruan se java e fundit e shtatorit, duke nisur nga e hena, do te shoqerohet me perkqesim te motit.
Sipas njoftimit, ne disa qarqe te vendit do te kete reshje shiu te forta dhe kjo mund te pasohet me shembje dherash, fryrje te lumenjve dh e probleme te tjera.
Autoritetet bejne thirrje per marrjen e masave per te minimizuar demet:
IGJEUM dhe SHMU parashikojnë përkeqësim të motit Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC thirrje bashkive të marrin masat
Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.