JiL.al - Jeto i Lumtur

Nga sherri për faturën e tek të…/ Kryeprokurori zbardh dinamikën e vrasjes së kuksianit tek “Kobra City”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vrasja e një kuksiani dhe plagosja e shokut të tij nga pronari i lokalit të natës “Cobra City” në Prizren dyshohet se ka ardhur pas sherrit për çmimin e lartë në faturë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeprokurori Admir Shala, i cili ka treguar dinamikën e ngjarjes, së rëndë.

“Sot në orën 04:10 policia ka marrë informata se ka pasur të shtëna me armë në lokalin “Cobra City”, në dalje të Prizrenit, rruga Prizren-Kukës.

Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në këtë lokal me disa shtetas të shqipërisë, lidhur me pagesën e faturë së shërbimeve”, është shprehur ai.

Dyshohet se 31-vjeçari nga Kukësi, Visart Cengu, së bashku me shokun e tij Rufgen Shehu kanë debatuar me pronarin për shkak të faturë së lartë prej 400 eurosh.

Më pas ata janë lagruar nga lokali dhe kanë hipur në makinë, por pronari Dibran Hoxha, një personazh i njohur për mediat, i ka ndjekur dhe ka hapur zjarr ndaj tyre.

Plumbat i kanë plagosur të dy, ndërsa Cengu ka ndërruar jetë pa arritur në spital. Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi Hoxhën, ndërsa u gjetën edhe tre gëzhoja në tokë.

Scroll to Top