“Nga vëzhgimi i lëvizjeve te…”, zbardhen detaje të reja nga atentati në Vlorë, çfarë u zbulua nga hapja e kamerave të sigurisë

Jil
Jil
2 Min Read

 

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në autostradë me qëllim zbulimin e itinerarit të automjetit të autorëve.

Janë marrë në pyetje njerëz të afërt të viktimave Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, me qëllim zbulimin e lëvizjeve të tyre gjatë ditëve të fundit dhe vendet ku kanë qëndruar dhe frekuentuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Raportohet se grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamerat e ambienteve dhe zonave ku kanë lëvizur ditët e fundit Lena dhe Xhezo, për të zbuluar nëse janë vëzhguar apo ndjekur nga autorët.

 

Dyshohet se autorët që organizuan këtë atentat kanë që më shumë se tre persona, pasi dy persona të tjerë dyshohet se lëviznin në Vlorë me një automjet dhe vëzhgonin lëvizjet e Lenës dhe Xhezos prej ditësh, këta kishin rolin e informatorit, ndërsa tre personat e tjerë në automjetin “BMW” kishin rolin e ekzekutorëve.

Sapo autorët që vëzhgonin lëvizjet kanë parë që viktimat po lëviznin me mjet të pablinduar kanë vendosur të kryejnë atentatin dhe janë vënë në ndjekje të makinës që lëvizte Lena dhe Xhezo.

Burime bëjnë me dije se ditën e atentatit Lena dhe Xhezo nuk kanë pasur takim me asnjë person, ata ishin nisur në Lushnje, më saktë në burgun e Lushnjes ku dyshohet se do t’i çonin rroba dhe ushqime Eduart Xhezos./BallkanWeb

….jetoilumtu.al/ 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *