JiL.al - Jeto i Lumtur

Nga Vis Martinaj te Talo Çela dhe Florenc Çapja, 13 “bosët” e dosjes Dumani ende në arrati

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ditën e sotme, policia ka arrestuar me urdhër të SPAK, 49-vjeçarin Agim Gjini si pjesë e grupit të Nuredin Dumanit.

49-vjeçari ishte në listën e 14 personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden Bullet” ose “Plumbi i artë” i cili u zhvillua më 19 maj të vitit 2022, raporton abc.

SPAK lëshoi gjithsej 32 urdhër-arreste nga të cilat 18 u ekzekutuan.

Me arrestimin e Gjinit, 13 persona vijojnë të jenë ende në kërkim.

13 të akuzuarit që janë në arrati

Ervis Martinaj/ Florenc Çapja/ Talo Çela/ Eljo (Ervis) Bitri/ Festim Qoli/ Alban Bengasi/ Elvin Merlika/ Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)

Masat e ekzekutuara më 19 maj 2022

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP

1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç
2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3.    Altin Ndoci, 35 vjeç
4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç
6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7.    Ilirian Feci, 47 vjeç
8.    Enver Diva, 43 vjeç
9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg”  të arrestuar gjatë

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç/ 2.Leonard Palushi, 41 vjeç/ 3.    Gentian Sharra, 48 vjeç/ 4. Fatos Gosa, 54 vjeç/ 5.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç/ 6.Petrit Qoli, 51 vjeç/ 7. Agron Qoli, 52 vjeç/ 8.Agron Qafa, 48 vjeç/ 9.Asllan Plaku, 30 vjeç
“Plumbi i Artë” goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe Tiranë.

Megaoperacioni erdhi menjëherë pas arrestimit të të shumë kërkuarit Nuredin Dumani,  i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier, më 29 mars.

Dumani është njeriu “kyç” për SPAK që ka çuar në hedhjen dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë.

Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë.

Dyshohet se Dumani kontaktohej nga grupe kriminale dhe kundrejt shumave të mëdha parash kryente eliminimet fizike të kundërshtarëve. Pikërisht një atentat të tillë ai do e kryente më 29 mars në Elbasan. Por diçka nuk shkoi sipas planit dhe ai ra në pritë duke mbetur edhe vetë i plagosur.

Në këtë ngjarje u përfol se Dumani ra në pritën e ish mikut të tij të ngushtë Talo Çela megjithatë kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht. Pas kësaj ngjarje, Dumani arriti të shkonte deri në Fier, por më pas iu vunë prangat bashkë me Henrik Hoxhajn, emër ky po ashtu i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Të dy këta personazhe të botës së krimit duket se janë “asi nën mëngë” i SPAK.

Ndërkohe një prej personave që nuk është gjetur ende nga policia është edhe Ervis Martinja.

Por ky i fundit më 11 gusht 2022 ka humbur kontaket me familjen, sipas denoncimit të familjarëve të tij.

Nëna dhe xhaxhai i tij, Faik Martinaj, alarmuan policinë e Laçit se kanë humbur kontaktet me 40-vjeçarin.

Fati i tij është ende mister. Polica nuk përjashton pistën e inskenimit, ndërkohë familjarët kanë dyshime se i ka ndodhur diçka e keqe.

 

….jetoilumtu.al/ 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top