Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “ngacmimi seksual.
”
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia njofton se 27-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Njoftimi nga policia:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasin J. B., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me rastin.