Ngadalësohen të ardhurat buxhetore, kriza e vijueshme po godet edhe arkën e shtetit

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kriza e çmimeve po godet edhe të ardhurat në Buxhetin e Shtetit. Nëse në fillim të vitit qeveria po dilte e fituara e madhe nga shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve “periudha e artë” po zbehet duhet dhëna shenja mbarimi.

Në janar e shkurt të ardhurat në buxhet u zgjeruan përkatësisht me 29.8 dhe 22.3 për qind po kjo ecuri kaloi në negative në korrik me 0.3 për qind e vetëm 14.2 për qind në gusht, muaj në të cilin pritshmëritë ishin tejet më të lartë për shkak edhe të sezonit turistik veror.

Megjithatë marrë në harkun e tetë muajve, të ardhurat në buxhet arritën në 376 miliard lekë, shifër kjo rreth 16 për qind më e lartë se një vit më parë.

Të ardhurat e kënaqshme lejuan qeverinë që të rriste edhe shpenzimet publike të cilat në harkun e muajve janar-gusht përllogariten në 361.6 miliardë lekë, 5.1 miliard më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Paratë e hyra në arkën e shtetit më shumës e ato të dala bënë që buxheti të rezultojë me një suficit prej 14.4 miliardë lekësh në 8 muaj. /a2news

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *