JiL.al - Jeto i Lumtur

Ngjarje e rëndë/ 11-vjeçari i merr armën gjyshit dhe qëllon motrën e vogël (DETAJE)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një fëmijë 11-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri motrën e tij 9-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një fshat të Korinthit, Greqi.

9-vjeçarja u dërgua fillimisht në qendrën shëndetësore të Akratës dhe më pas me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve Karamandane të Patrës, ku po trajtohet.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Protothema.gr raporton se 9-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në dorë.

Sipas burimeve për mediet greke ngjarja ka ndodhur në një nga arat që familja e fëmijëve kishte në fshat.

Nga aty 11-vjeçari ka marrë armën e gjahut që ndodhej në arë dhe që sipas informacioneve të para i përket gjyshit të tij.

Për pasojë fëmija ka qëllua pa dashje motrën e tij të vogël, e cila ka mbetur e plagosur rëndë në dorë.

Ndërkohë mësohet se babai i dy fëmijëve është arrestuar për neglizhencë ndaj të miturve, por me urdhër të prokurorit është lënë i lirë..jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top