
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjykata e Korçës ka lënë të lirë, Dezi Arapin, 27-vjeçaren që së bashku me motrën, mënyrë të vazhdueshme ato prishin qetësinë publike.
Në orët e vona, dy motrat, nën efektin e alkoolit, lëviznin me makinë nëpër qytet dhe shanin e fyenin qytetarët. Madje gjatë arrestimit ato kundërshtuan edhe efektivët e policisë, duke i sharë dhe goditur.
23 vjeçarja u procedua në gjendje të lirë, ndërsa për motrën e saj masa e sigurisë u dha dje në gjykatë.Mer
Kujtojmë që në vitin 2018, Dezi Arapit i kishin djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.
Njoftimi i policisë për ndalimin e dy motrave:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.