“Nipi të dënohet për krimin”/ Vrau Madrit Ulqinakun, daja i Horgito Peqinit flet për lidhjen me “Mandelën” e Elbasanit

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vrasja e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku pak ditë më parë në Elbasan për një debat krejtësisht banal midis tij dhe grupit ku bënte pjesë autori 18-vjeçar Horgito Peqini dhe miqtë e tij Eiden Dino (18 vjeç) e Klaudjan Sallufi (33 vjeç) tronditi mbarë opinionin publik.

Peqini nuk nguroi të shkrepte pistoletën me silenciator mbi babain e një vajze të mitur, ndërsa policia pas ngjarjes vuri në pranga mikun e tij Dino, i cili posedonte një thikë dhe shpalli në kërkim autorin 18-vjeçar së bashku me Sallufin.

Në media u përfol se Horgito Peqini është nipi i Eduart Peqinit. Ky i fundit është i njohur ndryshe si “Mandela i Elbasanit”, teksa ka drejtuar bandën më famëkeqe të qytetit në vitin 1997-të, dhe tashmë ndodhet në burg duke vuajtur dënimin e përjetshëm.

Por daja i 18-vjeçarit, Gentjani ka mohuar çdo lidhje farefisnore të autorit të ngjarjes me “Mandelën e Elbasanit”, duke deklaruar gjithashtu se nipi i tij duhet të marrë dënimin e merituar për krimin e kryer.

“Personin që bëri atë vrasje nuk është nipi i Mandeles. Unë jam daja i Horgitos. E dënoj atë që bëri nipi im”, ka thënë Gentjani për Abc.

Më tej daja i Hogitos i kërkon drejtësisë që të hetojë deri në fund ngjarjen, pasi duhet sqaruar njëherë e mirë se çfarë e lidhte nipin e tij me një 33-vjecar. Gentjani thekson se sa herë ka ardhur në Shqipëri ka takuar shokët e Horgitos, të cilët janë bashkëmoshatarë me të, dhe se nuk e kupton se çfarë mund ta lidhte nipin e tij me një 33-vjeçar.

“Unë e dënoj ashpër veprimin e nipit tim. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së djalit që u vra. Por i bëj thirrje policisë që të hetojë ngjarjen, për të kuptuar se e kujt ishte pistoleta, dhe se cila ishte arsyeja që nipi im shoqërohej me një 33-vjeçar.

Unë jetoj jashtë, por sa herë kam ardhur në Shqipëri dhe kam takuar shoqërinë e nipit tim, kamë parë se ata janë të gjithë bashkëmoshatarë, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur nipi im me një 33-vjeçar.

Nipi im duhet të dënohet për atë që ka bërë, por policia duhet të hetojë deri në fund ngjarjen”, shton më tej ai.

Daja i 18-vjeçarit ka folur dhe për dëshminë e dhënë nga Eiden Dino në polici, i cili ka thënë se para ngjarjes Horgito dhe Klaudjani kanë konsumuar disa viza kokainë në një banesë ku ndodheshin të tre.

Sipas Gentjanit nipi i tij nuk pinte as cigare, prandaj kjo ngjarje duhet të hetohet deri në fund nga policia….jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *