Nis nga Rinasi kthimi në punë i sistemit TIMS…..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pak orë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u komunikua menyra se si do procedohej ne mungesë të sistemit TIMS, sistem ky përgjegjës per shërbimet doganore në vendin tonë.

Sistemi ka qenë shënjestër e një sulmi kibernetik. Sulmi në Rinas ka ndodhur në mesnatë, ndërsa dyshohej se të dhënat e sistemit TIMS të jenë marrë.

Ministria e Brendshme, reagon serish duke njoftuar qytetarët rreth rinisjes së punës me sistemin përkates, TIMS:

“Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.”

Gjithashtu shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare….https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top