“Një akt i rëndë dhe i paprecedentë”/ Bardhi i publikon momentin dhe nxjerr zbuluar Ramën e Ballukun

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka nxjerrë zbuluar qeverinë, kryeministrin Rama dhe ministrin e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët kanë dhënë tre versione të ndryshme për ndërtimin e Portit Tregtar të Durrësit.

Ndryshe nga çfarë u tha dje gjatë prezantimit, ku kryeministri u shpreh se financimi do jetë 46% nga qeveria dhe 54 % nga PPP, ministrja Balluku rreth një muaj më parë është shprehur se financimi do të bëhet plotësit nga Autoriteti Portual Durrës.

Ky është një mashtrim dhe akt i paprecedentë thotë Bardhi, ndërsa thekson se kështu do të ndryshojnë edhe financimin për aferën e Portit të Durrësit

“Qeveria ka mashtruar Parlamentin. Një akt i rëndë dhe i paprecedentë.

Rama-Balluku përgënjeshtrojnë vetveten dhe në më pak se 1 muaj kanë thanë 3 opsione të ndryshme për financimin e portit të ri në Porto Romano.

Kështu do të ndryshojë edhe financimi për aferën e portit të Durrësit. Nga “Emaar” tek “Alabar” dhe më pas nuk dihet ku do të përfundojnë.

Ky është fakti më domethënës që shkatërrimi i Portit të Durrësit, do të shndërrohet në pastrimin më të madh të parave në histori”, shkruan Gazment Bardhi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *