JiL.al - Jeto i Lumtur

“Një djalë po varej”/ Flet peshkatari që pikasi gomonen e mbytur: Më zgjuan britmat e dëshpëruara

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tronditëse ishte ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Britaninë e Madhe, ku një gomone e cila transportonte emigrantë u mbyt, duke u marrë jetën 4 personave.

Një peshkatar, ekuipazhi i të cilit shpëtoi 31 persona të  cilët rrezikonin të humbnin jetën në ujërat e akullta, ka rrëfyer momentet kur u pikas varka, ndërsa ata që ishin në bord thërrisnin të dëshpëruar për ndihmë.

Kapiteni Raymond tha për Sky News se kishte qenë duke fjetur , por u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit të tij,

“Ka emigrantë pranë varkës. Një djalë po varet”, i tha ai

“Në fillim mendova se ishte vetëm ai, dhe sapo mora pajisjet e mia të peshkimit, gjë që zgjati rreth tre minuta ndalova varkën time dhe vrapova jashtë dhe përgjatë anës së portit ishin pesë prej tyre të varur nga ana e varkës si me”, tregoi peshkatari.

Raymond tha se numëroi 45 persona që po mbaheshin në gomonen e shkatërruar dhe rrethonin varkën e tij të peshkimit.

 “Ishte si diçka që të ngjante me një film të Luftës së Dytë Botërore, kishte njerëz në ujë kudo, duke bërtitur. Ne po përpiqeshim t’i tërhiqnim njerëzit nga gomonia”- tha ai.

Pasi thirri rojet bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar pak para orës 3 të mëngjesit, ekuipazhi i peshkimit të Raymond kaloi dy orë duke shpëtuar njerëzit nga uji. Ai tha se ata që shpëtoi ishin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India, ndërsa i kishin thënë se kishin paguar nga 5,000 £ një kontrabandisti në Francë për kalimin në MB.

Por ndërsa ekuipazhi filloi të tërhiqej, duke çuar pasagjerët në port, ata kuptuan se një migrant ishte ngjitur në anën e varkës dhe ishte mbytur.

“Një nga ekuipazhi bërtiti, ka një litar në anën e djathtë të varkës. Më pas pashë që tek ky litar ishte i lidhur me një trup të vdekur.

Ne ishim përqendruar në anën e portit dhe ky person kishte notuar në anën e djathtë, kishte lidhur një litar në pajisjen time të peshkimit rreth kyçit të dorës për të mbajtur veten pranë varkës.”- tregoi ai.

Një burim qeveritar tha se 43 njerëz janë shpëtuar të gjallë dhe janë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar. Disa nga të shpëtuarit u nxorën nga varka dhe të tjerët nga uji.

Pasi u tërhoq nga uji, Raymond tha se ai i ndihmoi me një dush të vakët për t’i ngrohur.

“Ne i hoqëm të gjitha rrobat e tyre të lagura dhe ekuipazhi im u dha atyre rrobat që kishin për t’i mbajtur ngrohtë. I vendosim në shtretër për t’i mbajtur ngrohtë, me jorgan, për të ngritur temperaturën e trupit atje ngadalë. Të 31 të shpëtuarit kishin mbijetuar”, tha ai.

Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por në këtë fazë dyshohet se ka më shumë të vdekur duke pasur parasysh kushtet e akullit, me temperatura që besohet të jenë deri në -4 gradë C gjatë natës.

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha në një deklaratë të Commons se ishte një “tragjedi e tmerrshme” dhe ajo kishte folur me homologun e saj francez dhe po punon “nga afër me autoritetet lokale”.

Scroll to Top