Një dron mbërrin për Luizin në shtëpinë e Big Brother VIP, por banorët nuk lejohen ta shikojnë

Jil
Jil
1 Min Read

Këngëtari Luiz Ejlli është vënë në fokus të mediave që prej mbrëmjes së djeshme të Big Brother Vip Albania.

Ai i kishte rrëfyer më herët Kiara Titos se vuan nga një sëmundje e rëndë që do shkonte në muajin gusht të kurohej në Itali, por dje ai deklaroi se e kishte për një shok dhe nga analizat rezultoi me shëndet të plotë.

Pas kësaj situate, ai u braktis nga pjesa më e madhe e banorëve dhe ndodhet në një situatë të rënduar psikologjike. 

Por, gjithsesi, mbështetja nga fansat atij nuk i mungon. Sot, mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” që ishte pikërisht për Luizin.

Siç shihet dhe nga video e mëposhtme, droni mbante një çarçaf ku shkruhej: “Si i thuhet luanit në shqip? #MELUIZIN”.

Por, në momentin që droni ka shkuar mbi shtëpi, banorët nuk u lejuan ta shikonin, duke u urdhëruar që të futeshin në dhomën e gjumit.

Siç shihet dhe tek videot më poshtë, Luizi shfaqet i shqetësuar se droni i dërguar për të mund të kishte mesazhe negative, ndërsa Dea Mishel ja shpjegon Kristit se çfarë shkruhej në të.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *