JiL.al - Jeto i Lumtur

Një emër surprizë zgjidhet lidere e shtëpisë, Olta i kthehet keq Armaldos për votën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Me lënien e garës nga ana e Valbona Memës, banorët e Big Brother Vip Albania kanë zgjedhur ditën e sotme lideren e re të shtëpisë.

Banorët kanë zgjedhur të ndarë në grupe siç ishin ndarë në lojën me litar, teksa Luizi nuk e ka patur të drejtën as të votojë dhe as të votohet, për shkak se u skualifikua nga loja dhe është në nominim.

Me 5 vota u zgjodh Ermiona Lekbello, teksa 4 vota mori Kiara. Ky votim ka acaruar Oltën pasi më të votuarat rezultuan dy njerëz të afërt me Luizin.

Olta i është kthyer shumë keq Armaldos i cili ka votuar Kiarën për lidere të shtëpisë dhe sipas aktores, ai e bëri këtë veprim për shkak se kërkon të afrohet sërish me Luizin.

Kujtojmë se lideri i shtëpisë ka avantazh edhe në lojë dhe ky fakt e ka acaruar më shumë Oltën.

Scroll to Top