Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, ka reaguar ashpër ndaj aktores së njohu, Olta Gixhari.
Kjo e fundit, ditën e djeshme, kërcënoi se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”, për Efin dhe Kiarën.
Mikela ka vendosur ta bëjë reagimin e saj në rrjetet sociale, duke bërë një postim në “Instastory”. Ajo shkruan se i vjen keq por edhe mirë që Olta po mbahet në BB VIP2.
Kjo për faktin se sipas Mikelës, aktorja po tregon fytyrën e saj të vërtetë. Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.
“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët.
Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë.
Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis.
Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”– shkruan Mikela.