JiL.al - Jeto i Lumtur

Një platformë unaze rreth Burj Khalifa, projekti i fundit në Dubai. Për cfarë do të shërbejë projekti i ri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në Dubai, një firmë ka propozuar një dizajn konceptual që paraqet një strukturë rrethore masive pesëkatëshe rreth rrokaqiellit më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Ndërtesa më e lartë në notë ngrihet në një lartësi marramendëse 829.8 metra pothuajse dyfishi i lartësisë së Empire State Building.

Koncepti, i njohur si Downtown Circle, bashkon komunitetin, luksin dhe planifikimin urban futuristik në një dizajn jashtëzakonisht ambicioz, i cili është sjellë në jetë nga një seri ilustrimesh magjepsëse të krijuara në bashkëpunim me Pictoën, një kompani e specializuar në paraqitjet arkitekturore.

Një platformë unaze rreth Burj Khalifa, projekti i fundit në

Arkitektët kryesorë të ZNera Space, Najmus Chowdry dhe Nils Remess, parashikojnë Downtown Circle si një goditje kundër horizontit marramendës, futuristik të Dubait të rrokaqiejve në dukje të pafundme.

Sado bindës dhe radikal të jetë një dizajn Downtown Circle, ai është për momentin praktikisht dhe financiarisht i pabesueshëm, pranojnë Chowdry dhe Remess.

“Ishte menduar të ishte një fillim bisede,” tha Chowdry. “Diçka që mund t’i nxisë njerëzit të rimendojnë zhvillimin urban, të rimendojnë mbipopullimin e qytetit… Ne po u premtojmë një qytet të qëndrueshëm.”

“Ne po punonim në aspekte shumë të rëndësishme që ngrenë diskutimin se si po planifikojmë qytetet,” shtoi Remess.

“Arsyeja që zgjodhëm Burj Khalifa ishte sepse është në një zonë urbane shumë e dendur dhe ne duam të adresojmë çështjet që shoqërojnë popullsinë e dendur të qyteteve.”

Struktura, e destinuar të ngrihet 550 metra mbi nivelin e rrugës, do të kishte një perimetër prej më shumë se tre kilometra. Unaza do të mbështetej nga pesë shtylla të mëdha me bazat e tyre të vendosura në zona boshe që mund të shërbenin dhe për qëllime të tjera shtesë, shkruan CCN.

“Ne donim të krijonim një mikroklimë në qendër të qytetit dhe të krijonim një lloj mbështjelljeje rreth zonës për të kontrolluar temperaturën dhe për ta bërë atë më të jetueshme në mot të nxehtë,” tha Chowdry.

“Ju mund t’i përdorni ato shtylla vertikale si pastrues ajri urban.”

Struktura e shtyllave mund të përfshijë një dizajn inovativ të filtrimit të smogut të krijuar nga ZNera Space.

Scroll to Top