Një tjetër çift në ‘Big Brother VIP’, dy banorët në momente intime

Jil
Jil
1 Min Read

Teksa në “Big Brother VIP Albania” nuk ka ende një histori dashurie, në “Big Brother VIP Kosova” është formuar çifti i dytë.

Po flasim për Andin dhe Gresën të cilën prej javësh kanë qenë shumë të afërt. Duke folur për raportin e tyre në spektaklin e fundit ata shprehën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin. E mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe puthja e parë mes tyre.

Është modelja ajo që në pamjet e para shihet të ketë bërë hapin e parë duke i dhuruar një puthje në buzë Andit. Të dy janë të shtrirë bashkë në shtrat ndërsa ndajnë momentin intim për herë të parë.

Andi dhe Gresa janë çifti i dytë i këtij formati pas Getinjos dhe Vivien. Këta dy të fundit kanë pasur momente ule e ngritjeje të shumta teksa mbetet për tu parë si do jetë raporti i Gresës dhe Andit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *