Një trup gruaje Ryunosuke Akutagawa

Jil
Jil
2 Min Read

Një trup gruaje ; Ryunosuke  Akutagawa 

Duke parë avancimin e ngadaltë të pleshtit, Jang mendon për jetën dhe bëmat e atyre krijesave. “Një pleshti i duhet një orë për të arritur një vend që nuk është as tre hapa larg nesh, largësi që nuk është më shumë se sa gjatësia e një shtrati. O Zot, sa e lodhshme do të ishte jeta ime, nëse do të kisha lindur plesht… ”

I pushtuar nga këto mendime, atij nis t’i errësohet vetëdija dhe, pa e kuptuar, zhytet në humnerën e thellë të një ekstaze të çuditshme, që nuk ishte as ëndërr dhe as realitet. Në mënyrë të paperceptueshme, pikërisht kur zgjohet plotësisht, i habitur, ndjen se shpirti i tij kishte depërtuar në trupin e pleshtit, i cili, tërë atë kohë, i tërhequr nga një erë e athët djerse, lëviz ngadalë nëpër shtrat. Gjithsesi, nuk është kjo e vetmja gjë që po e huton, edhe pse është një situatë aq misterioze saqë, prej habisë së madhe, ai nuk po del dot andej.

Gjatë rrugës ngrihet një mal i lartë, forma e të cilit, pak a shumë e rrumbullakosur, ndërpritet nga maja e saj si një stalaktit, që më tutje i humbet nga sytë dhe që pastaj zbret drejt shtratit ku gjendet. Baza gjysmë e rrumbullakët e malit, ngjitur me shtratin, ka pamjen e një shege flakë të kuqe sa që i duket si një topth zjarri mu në gji të tij. Me përjashtim të kësaj baze, pjesa tjetër e malit harmonik është e bardhë, e përbërë nga masa bore ose prej një lënde të yndyrshme, të butë dhe të lëmuar. Sipërfaqja e gjerë e malit, e larë në dritë, jep një shkëlqim pak të qelibartë që lakohet drejt qiellit, si një hark me bukuri të rrallë, ndërsa shpati i tij i errët shkëlqen si ajo bora kaltërosh nën dritën e hënës.

RYUNOSUKE AKUTAGAWA

Jeto I lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *