Një vajzë gjashtëvjeçare dhe prindërit e saj qëllohen për vdekje në një park të Iowas

Jil
Jil
1 Min Read

Një vajzë gjashtëvjeçare dhe prindërit e saj janë qëlluar për vdekje derisa po bënin kamping në shtetin amerikan të Iowa-s, ka thënë policia.

Sipas BBC, trupat e Sarah dhe Tyler Schmidt, të dy 42 vjeç dhe trupi i vajzës së tyre, u gjetën në tendën e tyre në Parkun Shtetëror të Shpellave Maquoketa.

Djali nëntëvjeçar i çiftit i mbijetoi sulmit, tha një fqinj.

Policia beson se sulmuesi i dyshuar, një 23-vjeçar, e ka kthyer armën kundër vetës. Trupi i tij u gjet gjithashtu në park.

Një hetim mbi incidentin është duke vazhduar.

Siç bëhet e ditur, nuk kishte raportime për një grindje të mëparshme midis të dyshuarit dhe viktimave.

Sulmuesi i dyshuar raportohet se quhet Anthony Orlando Sherwin, i cili po ashtu bënte kamping në zonë.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *